BOTA
2 minuta leximi
OKB pas arrestimit të studentes turke në ShBA: Të mbrohet liria e shprehjes kudo në botë
Në përgjigje të pyetjes së një gazetareje të Anadolus lidhur me këtë çështje, zëdhënësi i OKB-së, Stéphane Dujarric tha se është e pamundur të parashikohet se çfarë do të ndodhë më tej.
OKB pas arrestimit të studentes turke në ShBA: Të mbrohet liria e shprehjes kudo në botë
OKB pas arrestimit të studentes turke në ShBA: Të mbrohet liria e shprehjes kudo në botë / TRT Balkan
18 Prill 2025

Në lidhje me studenten e arrestuar turke në ShBA, Rümeysa Öztürk dhe anulimin e vizave të studentëve të tjerë që kanë shprehur mbështetje për Palestinën, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) tha se të gjithë njerëzit në mbarë botën duhet të kenë të drejtën e shprehjes së lirë në mënyrë paqësore pa frikë nga ndëshkimi, arrestimi dhe ngacmimi. 

Në përgjigje të pyetjes së një gazetareje të Anadolus lidhur me këtë çështje, zëdhënësi i OKB-së, Stéphane Dujarric tha se është e pamundur të parashikohet se çfarë do të ndodhë më tej.

"Ne mbështesim fuqimisht lirinë që njerëzit në mbarë botën të mund të flasin lirisht dhe paqësisht pa frikë nga ndëshkimi, arrestimi, ngacmimi apo edhe më e keqja", tha Dujarric.

Megjithatë, ai nënvizoi se çdo vend ka të drejtën të administrojë kufijtë e tij, "me kusht që ta bëjë këtë duke respektuar të drejtat dhe dinjitetin e çdo personi".

Rümeysa Öztürk, studente e doktoratës në Universitetin Tufs në Massachusetts, u arrestua më 25 mars nga gjashtë zyrtarë të maskuar të Agjencisë së Imigracionit dhe Zbatimit të Doganave (ICE).

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka thënë se asaj do t'i anulohej viza studentore dhe do të deportohej.

Öztürk është një nga dhjetëra raste të ngjashme në ShBA që pas ardhjes në detyrë të presidentit Donald Trump, administrata e të cilit ka përndjekur studentët të cilët kanë marrë pjesë në aktivitete në mbështetje të Palestinës.

Para saj u arrestua edhe aktivisti palestinez Mahmoud Khalil, i cili qe diplomuar në Universitetin Columbia pak kohë më parë dhe kishte leje të përhershme qëndrimi.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us