BOTA
1 minuta leximi
ShBA-ja sulmon portin Ras Issa të Jemenit, raportohen 58 të vrarë dhe 126 të plagosur
Huthit e Jemenit, të mbështetur nga Irani, njoftuan se avionët luftarakë amerikanë kryen sulme ajrore në portin Ras Isa në qytetin perëndimor Hodeidah.
ShBA-ja sulmon portin Ras Issa të Jemenit, raportohen 58 të vrarë dhe 126 të plagosur
ShBA-ja sulmon portin Ras Issa të Jemenit, raportohen 58 të vrarë dhe 126 të plagosur / Reuters
18 Prill 2025

Huthit në Jemen, të mbështetur nga Irani, njoftuan se ShBA-ja kreu sulm ajror në portin Ras Isa në qytetin perëndimor Hodeidah.

Sipas lajmit në kanalin televiziv Al-Masirah, në pronësi të Huthive, avionët luftarakë amerikanë shënjestruan dy herë portin Ras Isa në lagjen Es-Salif të Hodeidah.

Në sulm, 58 persona, përfshirë punonjës të kujdesit shëndetësor, humbën jetën ndërsa 126 të tjerë u plagosën.

Ekipet e mbrojtjes civile vijojnë punën për shuarjen e zjarrit që ka rënë në port si pasojë e sulmit dhe për të shpëtuar të plagosurit.

Sulmet ajrore ndaj Jemenit

Huthit më 7 mars njoftuan se i kishin dhënë Izraelit katër ditë afat për të lejuar hyrjen e ndihmave në Rripin e Gazës, përndryshe ata do të rifillonin operacionet detare kundër Izraelit.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump në një deklaratë në platformën "Truth Social" më 15 mars tha se ai kishte urdhëruar ushtrinë të fillojë "sulm masiv" kundër Huthive në Jemen.

Udhëheqësi i Huthive, Abdul-Malik al-Huthi deklaroi se avionët dhe anijet luftarake amerikane do të jenë objektivi i Huthive dhe se për sa kohë ata vazhdojnë sulmet e tyre, bllokadat në lundrimin detar do të përfshijnë edhe ShBA-në.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us