BOTA
2 minuta leximi
Kremlini: Jemi mirënjohës ndaj Türkiyes për përpjekjet e saj për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës
“Türkiye pëlqehet nga të gjitha palët negociuese. Ne jemi mirënjohës ndaj Ankarasë dhe qeverisë turke për iniciativat e tyre për të zgjidhur çështjen (ukrainase)", tha Peskov.
Kremlini: Jemi mirënjohës ndaj Türkiyes për përpjekjet e saj për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës
Kremlini: Jemi mirënjohës ndaj Türkiyes për përpjekjet e saj për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës / AP
28 Korrik 2025

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se i janë mirënjohës Türkiyes për përpjekjet e saj për të zgjidhur çështjen e Ukrainës.

Duke iu referuar mundësisë së një takimi midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të ShBA-së Donald Trump në Kinë, Peskov tha se Putin do të vizitojë këtë vend në fillim të shtatorit, por senuk janë bërë përgatitje për një takim Putin-Trump.

"Një takim dypalësh nuk mund të përjashtohet, nësepresidenti i ShBA-së vendos të vizitojë Kinën në të njëjtat data, por ende nuk ka përgatitje për këtë çështje. Fillimisht për këtë nevojiten që të zhvillohen punime në nivel ekspertësh", theksoi Peskov.

Lidhur me mundësinë e një takimi Putin-Trump në Türkiye, Peskov shtoi se presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka treguar vullnet politik për këtë çështje. "Megjithatë, nuk ka një zhvillim konkret për këtë çështje", tha zëdhënësi i Kremlinit.

Ai vuri në dukje se negociatat e drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës u zhvilluan nën mikpritjen e Türkiyes. 

“Türkiye pëlqehet nga të gjitha palët negociuese. Ne jemi mirënjohës ndaj Ankarasë dhe qeverisë turke për iniciativat e tyre për të zgjidhur çështjen (ukrainase). Gjithashtu i jemi mirënjohës qeverisë turke për kushtet që ka siguruar përzhvillimin e negociatave", tha Peskov.

Sipas tij, Rusia është e gatshme për të vazhduar negociatat me Ukrainën.

"Pala ruse ka propozuar krijimin e tre grupeve tëpunës për të vepruar në internet gjatë raundit tëtretë të negociatave", tha Peskov duke shtuar se po presin përgjigje nga Ukraina për këtë çështje.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us