Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Türkiyes (TDV) ka shpërndarë pako me mish kurbani për familjet në nevojë në Shqipëri me rastin e Bajramit të Kurbanit.
Pakot u ndanë nën kujdesin e Zyrës së Këshilltarit për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Türkiyes në Tiranë në ambientet e Xhamisë së Namazgjasë për familjet me fëmijë jetimë, personat me aftësi të kufizuara dhe familje të tjera në nevojë.
Këshilltari për Çështjet Fetare pranë Ambasadës sëTürkiyes në Tiranë, dr. Adem Gerlegiz, gjatë shpërndarjes së pakove me mish kurbani u shpreh se janë mbledhur për të përcjellë kurbanet si amanet të vëllezërve muslimanë nga Türkiye.
Ai theksoi se Türkiye është munduar të ndihmojë të gjithë njerëzit në nevojë kudo që ndodhen në botë.
"Për aq kohë sa të jetë jeta, Türkiye do të vazhdojë të ndihmojë njerëzit në nevojë kudo që ndodhen. Türkiye nuk do të lë të bërit mirë derisa të mbizotërojë mirësia mbi tokë. Për aq kohë sa Türkiye do të jetë e fortë, aq më të mëdha do të jenë mundësitë për të ndihmuar njerëzit kudo që ndodhen", tha Gerlegiz.
Gjatë ditës së sotme në Tiranë u ndanë 100 pako, ndërkohë me kontributin e TDV-së në Shqipëri janë shpërndarë 450 pako me mish kurbani për familjet në nevojë.