Presidenti rus Vlladimir Putin njoftoi të martën se Rusia do të presë një samit të posaçëm ruso-arab më vonë gjatë këtij viti.
Njoftimi u bë gjatë takimit të Putinit në Kremlin me Sulltanin e Omanit, Haitham bin Tariq Al-Said.
Putin theksoi se Sulltan Haithami dhe delegacioni që e shoqëron janë të ftuar të marrin pjesë në ngjarjen e ardhshme.
Lideri rus vuri në dukje se viti 2025 shënon 40-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Rusisë dhe Omanit.
“Ndajmë një histori të fortë dhe kontaktet tona vazhdojnë të zhvillohen. Jemi përgatitur për vizitën tuaj në të gjitha sektorët”, tha Putin.
“Ka ende shumë për të bërë në fushën e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik, por tani kemi mundësinë t'i zgjerojmë lidhjet në logjistikë, transport, investime të ndërsjella dhe bujqësi”, shtoi kreu rus.
Nga ana e tij, Sulltan Haithami shprehu dëshirën e vendit të tij për të thelluar marrëdhëniet me Rusinë për përfitimin e ndërsjellë të të dyja kombeve.
“Ne synojmë të ndërtojmë marrëdhënie të privilegjuara dhe të ndërsjella me Rusinë në interes të popujve tanë”, tha ai.
“Këtë mëngjes, zhvilluam një takim me përfaqësues të biznesit rus dhe jemi shumë të interesuar për zgjerimin e bashkëpunimit, veçanërisht në bujqësi dhe tregti. Autoriteti ynë i investimeve është tashmë aktivisht duke punuar me disa institucione dhe departamente ruse për të tërhequr investime të ndërsjella”, shtoi Presidenti rus Vlladimir Putin.