TÜRKİYE
2 minuta leximi
Türkiye: Sigurojmë çdo lloj mbështetjeje konsullore për qytetarët në anijen "Madleen"
Burimet theksuan se ndaj qytetarëve turq janë siguruar të gjitha llojet e mbështetjes konsullore dhe se të afërmit e qytetarëve turq janë informuar për procesin.
Türkiye: Sigurojmë çdo lloj mbështetjeje konsullore për qytetarët në anijen "Madleen"
Türkiye: Sigurojmë çdo lloj mbështetjeje konsullore për qytetarët në anijen "Madleen" / AA
10 Qershor 2025

Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes njoftuan se për qytetarët në anijen me emrin "Madleen", e cila po transportonte ndihma humanitare për Gazën dhe që u ndalua nga Izraeli, janë siguruar të gjitha llojet e mbështetjes konsullore dhe se të afërmit e qytetarëve janë informuar për procesin.

Sipas informacionit të marrë nga burimet e Ministrisë së Jashtme, qytetarët turq në anijen e ndaluar nga forcat izraelite zbarkuan dje në mbrëmje.

Bëhet e ditur se zyrtarët e ambasadës turke në Tel Aviv janë takuar me qytetarët sot në mëngjes.

Burimet theksuan se ndaj qytetarëve turq janë siguruar të gjitha llojet e mbështetjes konsullore dhe se të afërmit e qytetarëve turq janë informuar për procesin.

Në anije ndodheshin 12 persona

Anija 18-metërshe me vela u nis për në Gaza nga porti San Giovanni Li Cuti në Katania të Italisë më 1 qershor, në kuadër të misionit të fundit të organizuar nga organizata e shoqërisë civile "Koalicioni i Flotiljes së Lirisë" (Freedom Flotilla Coalition) për të thyer bllokadën ndaj Gazës dhe për të sjellë ndihma në rajon.

Aktivistët në anijen "Madleen" kishin njoftuar se do të vazhdonin qëndrimin e tyre paqësor dhe se nuk do të rezistonin nëse ushtria izraelite ndërhynte.

Ushtria izraelite dje ndërhyri ndaj anijes "Madleen", e cila synonte të thyente bllokadën e Gazës.

Në anije ndodheshin 12 persona, përfshirë anëtaren franceze të Parlamentit Evropian (PE) Rima Hassan dhe shtetasen gjermane Yasemin Acar si dhe Hüseyin Şuayb Ordu nga Türkiye, Thiago Avila nga Brazili, Sergio Toribio nga Spanja, Marco van Rennes nga Holanda, Baptiste Andre, Reva Viard, Pascal Maurieras dhe Yanis Mhamdi nga Franca, aktivisten suedeze të klimës Greta Thunberg dhe gazetarin Omar Faiad.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us