BOTA
1 minuta leximi
Shpërthim në një fabrikë në Rusi: 11 të vdekur dhe mbi 130 të plagosur
Një shpërthim në një fabrikë në Ryazan të Rusisë të premten la pas 11 viktima dhe plagosi 130 persona, njoftoi të shtunën Ministria ruse për Situata Emergjente.
Shpërthim në një fabrikë në Rusi: 11 të vdekur dhe mbi 130 të plagosur
Shpërthim në një fabrikë në Rusi: 11 të vdekur dhe mbi 130 të plagosur / Reuters
16 Gusht 2025

Në një deklaratë në Telegram, ministria bëri me dije se ekipet shpëtuese vazhdojnë të kërkojnë nën rrënojat e vendit të shpërthimit, i cili ndodhet 320 kilometra juglindje të Moskës.

Guvernatori i rajonit të Ryazanit, Pavel Malkov, tha të premten se incidenti u shkaktua nga një zjarr brenda një punëtorie të fabrikës. Zyrtarët rusë të emergjencave thanë se po punojnë pa pushim për pastrimin e dëmeve.

“Fatkeqësisht, 11 persona humbën jetën”, njoftoi ministria përmes rrjeteve sociale, duke publikuar fotografi të mbetjeve dhe dëmeve të rënda në ndërtesë.

Shkaku i zjarrit nuk është bërë i ditur dhe nuk është e qartë se çfarë prodhonte fabrika. Sipas mediave të pavarura, shpërthimi ndodhi në fabrikën e pluhurit të armëve dhe municioneve “Elastik”.

Në vitin 2021, një shpërthim në të njëjtin impiant mori jetën e 17 personave. Autoritetet lokale të rajonit të Ryzanit e shpallën ditë zie.

“Flamujt do të ulen në gjithë territorin e rajonit”, tha guvernatori Pavel Malkov në Telegram. 

Aksidentet fatale në fabrika nuk janë të rralla në Rusi.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us