TÜRKİYE
1 minuta leximi
Droni luftarak turk Bayraktar TB2 përfundon fluturimin e dytë testues
Kjo shënon fluturimin e dytë të dronit kombëtar duke përdorur këtë motor të zhvilluar nga kompania turke, testim që u përfundua me sukses.
Droni luftarak turk Bayraktar TB2 përfundon fluturimin e dytë testues
Droni luftarak turk Bayraktar TB2 përfundon fluturimin e dytë testues / AA
18 orë më parë

Bayraktar TB2, mjeti i parë ajror luftarak pa pilot (UCAV) i Türkiyes, i zhvilluar në vend dhe në nivel kombëtar nga kompania e mbrojtjes Baykar, ka përfunduar me sukses fluturimin e dytë testues me motorin e tij TM100.

Kompania Baykar njoftoi se droni Bayraktar TB2 u ngrit me motorin TM100, që është zhvilluar në vend.

Kjo shënon fluturimin e dytë të dronit kombëtar duke përdorur këtë motor të zhvilluar nga kompania turke, testim që u përfundua me sukses.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Baykar, Haluk Bayraktar, në rrjetet sociale tha se ata besuan, punuan së bashku dhe arritën sukses.

Ai theksoi se droni Bayraktar TB2 deri më tani është sistemi UCAV më i popullarizuar dhe më i prodhuar në masë i klasit taktik në mbarë botën.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us