BOTA
1 minuta leximi
Trump i dërgon letër Begajt: Pres të vazhdojmë bashkëpunimin për një të ardhme më të sigurt
Letra e presidentit Trump pason mesazhin që Presidenti i Republikës përcolli për 249-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së ShBA-së.
Trump i dërgon letër Begajt: Pres të vazhdojmë bashkëpunimin për një të ardhme më të sigurt
Trump i dërgon letër Begajt: Pres të vazhdojmë bashkëpunimin për një të ardhme më të sigurt / ATSH
2 orë më parë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori sot një letër nga Presidenti i ShBA-së, Donald Trump.

Në mesazh, presidenti Trump thekson angazhimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin ShBA-Shqipëri bazuar në  miqësinë, aleancën dhe respektimin e idealeve mbi të cilët është ndërtuar dhe funksionon kombi amerikan.

“Duke mbrojtur sovranitetin, begatinë dhe paqen përmes forcës, së bashku ne mund të arrijmë të pamundurën”, shkruan Trump.

Me kënaqësi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt, më të qëndrueshme dhe më të suksesshme”,  shkruan presidenti Trump në letrën drejtuar Presidentit Begaj.

Letra e presidentit Trump pason mesazhin që Presidenti i Republikës përcolli për 249 -vjetorin e Ditës së Pavarësisë së ShBA-së.


BURIMI:ATA
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us