BOTA
2 minuta leximi
Përmbytje në Pakistan, të paktën 15 të vdekur dhe 17 të zhdukur
Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm goditën Pakistanin të premten, duke lënë të paktën 15 persona të vdekur dhe 17 të tjerë të zhdukur.
Përmbytje në Pakistan, të paktën 15 të vdekur dhe 17 të zhdukur
Përmbytje në Pakistan, të paktën 15 të vdekur dhe 17 të zhdukur / Reuters
3 orë më parë

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm goditën Pakistanin veriperëndimor të premten herët, duke lënë të paktën 15 persona të vdekur dhe 17 të tjerë të zhdukur, thanë zyrtarët e shpëtimit.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë shkaktuan përmbytje masive në zonën Tehsil Salarzai të zonës Bajaur dhe përmbytën disa shtëpi, tha në një deklaratë Shpëtimi 1122 Khyber Pakhtunkhwa (KP). Deri më tani 8 persona kanë humbur jetën, katër janë plagosur ndërsa 17 janë zhdukur, thuhet në deklaratë.

"Të plagosurit janë dërguar në spitalet lokale ndërsa operacioni i kërkimit për të zhdukurit vazhdon", tha Amjid Khan një oficer i distriktit të Shpëtimit 1122.

Veçmas, të paktën 5 persona humbën jetën dhe 4 të tjerë u plagosën kur një shtëpi u shemb në zonën Sori Paw të distriktit Dir Lower pasi shirat e rrëmbyeshëm goditën rajonin. Gjithashtu 2 persona humbën jetën dhe një u plagos kur një makinë u rrëmbye nga përmbytjet në Mansehra të KP.

Viktimat e reja e çuan numrin e të vdekurve në të gjithë vendin në 328 gjatë periudhës së vazhdueshme të reshjeve musonike që nga 26 qershori. Mbi 740 të tjerë janë plagosur, sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive.

Shumica e vdekjeve, 164, dhe më shumë se 582 lëndime, janë raportuar nga provinca lindore e Punjabit, më e goditura nga periudhat aktuale të reshjeve musonike. Shirat masive shkaktuan rrëshqitje toke në pika të ndryshme të rajonit KP dhe Gigit Balatistan ndërsa autoritetet luftuan për të evakuuar njerëzit e bllokuar në zona të ndryshme.

Shirat musonike, të cilat zakonisht zgjasin nga qershori deri në shtator, shpesh shkaktojnë shkatërrime në të gjithë Azinë Jugore, përfshirë Pakistanin, por ndryshimet klimatike kanë rritur paparashikueshmërinë dhe intensitetin e tyre në vitet e fundit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us