Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë informoi sot lidhur me situatën e zjarreve në vend.
Sipas komunikimit zyrtar, në 24 orët e fundit ka pasur një përmirësim të dukshëm të situatës nga zjarret në vend.
Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat vetëm 3 vatra janë ende aktive, ndërsa 6 mbeten në monitorim.
Aktualisht, në Tërnovë të Bulqizës zjarri vazhdon të zhvillohet në kurorë me pyje të dendura nga qafa e malit në drejtim të qytetit të vjetër.
Në Xeth të Fushë-Arrëzit vijon puna për izolimin e zjarrit, situatë për të cilën janë angazhuar 60 forca operacionale, të ndihmuara nga 80 forca ushtarake dhe 1 helikopter.
Në Velë të Mirditës ka rënë zjarr në një masiv me pisha, me rreth 6.5 ha të përshkruara nga flakët.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 52 automjete zjarrfikëse dhe 740 forca operacionale, të ndihmuar nga Forcat e Armatosura me 323 forca ushtarake, 7 automjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter.
Gjithashtu morën pjesë 4 helikopterë (EBA, çek, sllovak) dhe 1 avion Canadair nga Italia.