Kryeministri japonez Shigeru Ishiba pritet të vendosë për dorëheqjen e tij në muajin gusht, pas humbjes zgjedhore të koalicionit qeverisës, raportoi të mërkurën agjencia e lajmeve Kyodo.
Raporti vjen vetëm tre ditë pasi koalicioni qeverisës, i udhëhequr nga Partia Liberal Demokrate (LDP) e Ishibas, humbi shumicën në zgjedhjet e së dielës për dhomën e sipërme, të cilat konsiderohen si ndër më turbulente në historinë e re politike të Japonisë.
Koalicioni LDP-Komeito siguroi vetëm 47 nga 125 ulëse, më pak se 50 ulëset e nevojshme për të ruajtur shumicën.
Më herët, mediumi lokal Mainichi raportoi se Ishiba tashmë ka vendosur të shpallë dorëheqjen deri në fund të gushtit, pas zgjedhjeve për Dhomën e Këshilltarëve. Sipas raportit, ai ka njoftuar bashkëpunëtorët e ngushtë për këtë vendim.
Ishiba e mori detyrën në tetor të vitit të kaluar.