BOTA
1 minuta leximi
Sulm ajror rus godet burgun në Zaporizhzhia, raportohet për të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale në Zaporizhzhia, Ivan Fedorov përmes një postimi në llogarinë e tij në Telegram tha se ushtria ruse sulmoi rajonin gjatë orëve të natës me bomba të tipit FAB.
Sulm ajror rus godet burgun në Zaporizhzhia, raportohet për të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
Sulm ajror rus godet burgun në Zaporizhzhia, raportohet për të vrarë dhe dhjetëra të plagosur / AP
29 Korrik 2025

Autoritetet ukrainase njoftuan se 16 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një sulm ajror të ushtrisë ruse ndaj Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (burgut) në rajonin e Zaporizhzhias.

Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale në Zaporizhzhia, Ivan Fedorov përmes një postimi në llogarinë e tij në Telegram tha se ushtria ruse sulmoi rajonin gjatë orëve të natës me bomba të tipit FAB.

Ai theksoi se rusët sulmuan rajonin tetë herë dhe se në shënjestër të sulmit u vendos gjithashtu burgu në fjalë.

"Gjithashtu u godit edhe një institucion riedukimi. 16 persona u vranë dhe 35 u plagosën. Të plagosurve po u ofrohet ndihma e nevojshme mjekësore. Ndërtesa e institucionit është shembur", tha Fedorov.

- Dy persona të vrarë në sulmin në Dnipropetrovsk

Kreu i Administratës Ushtarake të Rajonit të Dnipropetrovskut në Ukrainë, Sergiy Lisak në një deklaratë të bërë në të njëjtën llogari tha se ushtria ruse sulmoi qytetin Kamyanske gjatë natës me bomba të tipit FAB.

Ai potencoi se dy persona u vranë, pesë u plagosën dhe një ndërtesë spitali u dëmtua si pasojë e sulmit.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us