LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Burg për 12 aktivistët e ndaluar të "Madleen", Izraeli do t’i vendosë në qeli të ndara
Mediat izraelite kanë raportuar se qeveria e Netanyahut ka bërë përgatitjet për t’i veshur me uniforma zyrtare burgu 12 aktivistët e anijes Madleen, që ishin nisur drejt Gazës me ndihma humanitare për ta thyer bllokadën e okupimit të Izraelit.
Burg për 12 aktivistët e ndaluar të "Madleen", Izraeli do t’i vendosë në qeli të ndara
Burg për 12 aktivistët e ndaluar të Madleen, Izraeli do t’i vendosë në qeli të ndara / AA
9 Qershor 2025

Mediat izraelite kanë raportuar se administrata e Tel Avivit planifikon t‘i mbajë 12 aktivistët e të drejtave të njeriut, që u ndaluan nga anija Madleen e nisur për të sjellë ndihma në Gaza, në qeli të ndara në Burgun Givon në qytetin Ramle.

Sipas lajmit të gazetës Israel Hayom, shërbimi i burgut ka bërë përgatitje për mbërritjen e 12 aktivistëve të të drejtave të njeriut që u ndaluan në ujërat e Gazës. 

Vullnetarët do të vishen me uniforma zyrtare burgu.

Thuhet se ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, ka dhënë udhëzime se asnjë mjet komunikimi, si radio apo televizioni, nuk duhet të vendoset në qelitë e 12 aktivistëve që u ndaluan nga Izraeli, me qëllimin për ta ndërprerë kontaktin e tyre me botën.

Aktivistët e ndaluar do të dërgohen në Izrael

Ambasadori gjerman në Izrael, Steffen Siebert, në një postim në llogarinë X theksoi se 12 vullnetarët e anijes Madleen po sillen në Izrael nga marina.

Ai tha se është në kontakt me autoritetet izraelite dhe se administrata e Tel Avivit dëshiron që 12 aktivistët e ndaluar të deportohen nga vendi.

Ambasadori gjerman gjithashtu theksoi se konsullata i ka ofruar ndihmë vetëm shtetases gjermane në anijen Madleen, aktivistes së të drejtave të njeriut Yasemin Acar.

Ende nuk është dhënë asnjë informacion nëse anija Madleen, ndaj të cilës ndërhynë forcat detare izraelite, është sjellë ose jo në Portin Usdud (Ashdod).

Në anije ndodheshin 12 aktivistë

Anija 18-metërshe me vela u nis për në Gaza nga porti San Giovanni Li Cuti në Katania të Italisë më 1 qershor, në kuadër të misionit të fundit të organizuar nga organizata e shoqërisë civile "Koalicioni i Flotiljes së Lirisë" (Freedom Flotilla Coalition) për ta thyer bllokadën ndaj Gazës dhe për të sjellë ndihma në rajon.

Aktivistët në anijen Madleen njoftuan se do ta vazhdojnë qëndrimin e tyre paqësor dhe nuk do të rezistojnë nëse ushtria izraelite ndërhynë.

Ushtria izraelite ndërhyri në anijen Madleen, e cila synonte ta thyente bllokadën e Gazës.

Në anije ndodhen 12 persona, përfshirë anëtaren franceze të Parlamentit Evropian (PE) Rima Hassan dhe shtetasen gjermane Yasemin Acar, si dhe Hüseyin Şuayb Ordu nga Türkiye, Thiago Avila nga Brazili, Sergio Toribio nga Spanja, Marco van Rennes nga Holanda, Baptiste Andre, Reva Viard, Pascal Maurieras dhe Yanis Mhamdi nga Franca, aktivisten suedeze të klimës Greta Thunberg dhe gazetarin Omar Faiad.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us