22 Prill 2025
Huthit në Jemen të mbështetur nga Irani njoftuan se ShBA-ja kreu katër sulme ajrore në kryeqytetin e Jemenit, Sana dhe qytetin Maarib.
Në lajmin e transmetuar nga televizioni Al-Masirah thuhet se katër sulme ajrore u kryen në fshatin Hurub në lagjen Al-Hisn të qytetit Sana dhe në rrethin Majzar të Maribit.
Në lajmin e mëparshëm të kanalit, u tha se avionët amerikanë kryen 25 sulme në rrethin Et-Tuheyta në Hudaidah dhe 2 sulme në Majzar të Maribit.
Nuk u dhanë detaje rreth numrit të viktimave nga sulmet.
Gjithashtu ShBA-ja nuk dha detaje rreth sulmeve në fjalë.
Ndërkaq Huthit dje njoftuan se 12 persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën në një sulm nga avionët luftarakë amerikanë në Sana të dielën në mbrëmje.