RAJONI
1 minuta leximi
Gjykata nuk ndryshon masën e sigurisë, "arrest në burg” për kryebashkiakun e Tiranës Veliaj
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e Shqipërisë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Gjykata nuk ndryshon masën e sigurisë, "arrest në burg” për kryebashkiakun e Tiranës Veliaj
Gjykata nuk ndryshon masën e sigurisë, "arrest në burg” për kryebashkiakun e Tiranës Veliaj / AA
9 Qershor 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e Shqipërisë (GjPAKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në seancën e sotme u shqyrtua kërkesa e kryebashkiakut Veliaj për zëvendësim të masës së sigurisë.

Në një njoftim për mediat nga GjPAKKO-ja thuhet se në seancën e sotme gjykata vendosi miratimin e vendimit të datës 23 prill 2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që kishte vendosur vazhdimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Sipas gjykatës, kundër vendimit të sotëm mund të bëhet ankesë në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë.

Arrestimi i kryebashkiakut Veliaj

Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, është arrestuar më 10 shkurt 2025, i dyshuar sipas autoriteteve për korrupsion dhe pastrim parash.

Ndërkohë, më parë ndaj bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, është vendosur masa "ndalim i daljes jashtë shtetit" dhe "detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore", e dyshuar për disa vepra penale.

Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës që prej vitit 2015, ndërkohë ka mbajtur post edhe në Qeverinë e Shqipërisë dhe ka qenë edhe deputet.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us