17 orë më parë
Besimtarët e krishterë në Shqipëri kremtojnë sot Pashkët, ndërkohë në vend janë mbajtur meshat tradicionale dhe ceremoni të tjera.
Me rastin e Pashkëve meshat tradicionale janë mbajtur në Katedralen Katolike të "Shën Palit" dhe në Katedralen e Kishës Ortodokse në Tiranë.
Meshat dhe ceremoni të tjera janë mbajtur edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
Me rastin e Pashkëve, zyrtarë të lartë të vendit kanë përcjellë mesazhet e tyre të urimit në rrjetet sociale.
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe kryeministri Edi Rama kanë uruar besimtarët e krishterë për Pashkët.