LUFTA NË GAZA
1 minuta leximi
Policia gjermane arreston pesë studentë gjatë një proteste kundër sulmeve izraelite në Gaza
Një grup studentësh hyri në ndërtesën ku ndodhet Salla e Ligjëratave Emil Fischer në Universitetin Humboldt të Berlinit për të protestuar kundër sulmeve të Izraelit në Gaza dhe planeve të qeverisë për të deportuar katër mbështetës pro-palestinezë.
Policia gjermane arreston pesë studentë gjatë një proteste kundër sulmeve izraelite në Gaza
Policia gjermane arreston pesë studentë gjatë një proteste kundër sulmeve izraelite në Gaza / AA
16 Prill 2025

Policia gjermane arrestoi të mërkurën pesë studentë që morën pjesë në një protestë në Universitetin Humboldt të Berlinit kundër ofensivës së vazhdueshme të Izraelit ndaj palestinezëve në Gaza, e cila ka shkaktuar mbi 51.000 viktima gjatë 18 muajve të fundit.

Një grup studentësh hyri në ndërtesën që strehon Sallën e Ligjëratave Emil Fischer dhe protestoi kundër sulmeve të Izraelit në Gaza si dhe kundër planeve të qeverisë së landit të Berlinit për të deportuar katër aktivistë propalestinezë.

Nga dritaret e ndërtesës, studentët varën pankarta me mesazhe si: “Ju jeni bashkëfajtorë në gjenocid,” “Ka vetëm një shtet, Palestina 48”, dhe “Intifada deri në fitore.”

Jashtë ndërtesës, rreth 20 persona zhvilluan gjithashtu një demonstratë. Protestuesit brohoritën slogane si: “Liri për Palestinën”, “Bojkoto Izraelin”, “Jo kufij, jo deportime”, “Gjermania është vend fashist” dhe “Rezistenca është një e drejtë ndërkombëtare”, duke treguar mbështetje për studentët brenda.

Administrata e universitetit kërkoi largimin e protestuesve, të cilët vlerësohej të ishin mes 40 dhe 60 veta.

Policia, e cila kishte marrë masa të gjera sigurie, ndërhyri ndaj protestuesve përpara ndërtesës dhe arrestoi të paktën pesë persona.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us