SPORT
1 minuta leximi
Skuadra gjermane Fortuna Düsseldorf heq dorë nga transferimi i futbollistit izraelit
Në një deklaratë nga klubi thuhet se "Ne e shqyrtuam nga afër Shon Weissman, por në fund vendosëm të mos e përfshijmë atë në skuadrën tonë".
Skuadra gjermane Fortuna Düsseldorf heq dorë nga transferimi i futbollistit izraelit
Skuadra gjermane Fortuna Düsseldorf heq dorë nga transferimi i futbollistit izraelit / AA
6 Gusht 2025

 Klubi Fortuna Düsseldorf i Gjermanisë njoftoi se ka hequr dorë nga plani i saj për të transferuar futbollistin izraelit Shon Weissman.

Në një deklaratë nga klubi thuhet se "Ne e shqyrtuam nga afër Shon Weissman, por në fund vendosëm të mos e përfshijmë atë në skuadrën tonë".

Gazeta izraelite "Haaretz" komentoi vendimin për anulimin e transferimit, duke thënë se "Klubi gjerman anuloi transferimin e sulmuesit izraelit për shkak të postimeve të tij anti-Gazë në rrjetet sociale. Pas një reagimi të ashpër nga tifozët, vetëm disa orë pas përhapjes së lajmit për transferimin, Fortuna Düsseldorf njoftoi se nuk do të transferojë sulmuesin e ekipit kombëtar izraelit Shon Weissman".

Lojtari ndërkombëtar izraelit Shon Weissman dje pritej të transferohej nga klubi spanjoll Granada në klubin gjerman Fortuna Düsseldorf.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us