BOTA
1 minuta leximi
Dy ministra të Ganës humbin jetën në një aksident me helikopter
Ushtria ganeze më parë tha se një helikopter ushtarak Z9 që i përkiste Forcave Ajrore u ngrit nga kryeqyteti Accra në rrugë për në Obuasi në mëngjes dhe u zhduk nga radari.
Dy ministra të Ganës humbin jetën në një aksident me helikopter
Dy ministra të Ganës humbin jetën në një aksident me helikopter / TRT Balkan
20 orë më parë

Ministri i Mbrojtjes i Ganës, Edward Omane Boamah, ministri i Mjedisit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ibrahim Murtala Muhammed, dhe gjashtë të tjerë kanë humbur jetën në një aksident me helikopter ushtarak sot, tha shefi i kabinetit të presidentit.

“Presidenti dhe qeveria u shprehin ngushëllimet dhe simpatitë tona familjeve të shokëve tanë dhe ushtarakëve që vdiqën në shërbim të vendit. Të gjithë flamujt do të valëviten në gjysmështizë deri në një njoftim të mëtejshëm”, u tha gazetarëve shefi i kabinetit, Julius Debrah.

Ushtria ganeze më parë tha se një helikopter ushtarak Z9 që i përkiste Forcave Ajrore u ngrit nga kryeqyteti Accra në rrugë për në Obuasi në mëngjes dhe u zhduk nga radari.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us