RAJONI
1 minuta leximi
Gashi: Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të shpallen më 8 ose 9 gusht
Zgjedhjet për këshillat komunalë, si dhe raundi i parë i zgjedhjeve për kryetarë komunash do të mbahen më 19 tetor. Ndërkaq, raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarët e komunave do të mbahet më 2 nëntor.
Gashi: Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të shpallen më 8 ose 9 gusht
Gashi: Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të shpallen më 8 ose 9 gusht / TRT Balkan
6 Gusht 2025

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka thënë se zgjedhjet lokale të planifikuara për këtë vjeshtë do të shpallen të premten ose të shtunën, më 8 ose 9 gusht, transmeton Anadolu.

Duke folur për një televizion lokal, Gashi ka thënë se pret zgjedhje të ndershme dhe demokratike, fushatë dinjitoze, kulturë politike, garë të ideve dhe vizioneve dhe përkushtim ndaj qytetarëve.

Zgjedhjet për këshillat komunalë, si dhe raundi i parë i zgjedhjeve për kryetarë komunash do të mbahen më 19 tetor. Ndërkaq, raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarët e komunave do të mbahet më 2 nëntor.

Partitë politike duhet të regjistrojnë kandidatët e tyre për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë pranë komisioneve zgjedhore komunale jo më vonë se 35 ditë para zgjedhjeve lokale.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us