SPORT
1 minuta leximi
Ardon Jashari nënshkruan për Milanin: Ishte ëndrra ime
Për shërbimet e tij, Milani ka paguar 39 milionë euro, përfshirë bonuset, ndërsa lojtari ka nënshkruar kontratë që e lidh me kuqezinjtë deri në qershor të vitit 2030.
Ardon Jashari nënshkruan për Milanin: Ishte ëndrra ime
Ardon Jashari nënshkruan për Milanin: Ishte ëndrra ime / TRT Balkan
6 Gusht 2025

Mesfushori me prejardhje shqiptare nga Kumanova, i cili përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare, u prezantua sot nga klubi italian përmes rrjeteve sociale. Për shërbimet e tij, Milani ka paguar 39 milionë euro, përfshirë bonuset, ndërsa lojtari ka nënshkruar kontratë që e lidh me kuqezinjtë deri në qershor të vitit 2030. Jashari do të mbajë fanellën me numrin 30 te gjigantët italianë.

Pas prezantimit, Jashari shprehu emocionet e tij për këtë hap të madh në karrierë.

“Përshëndetje kuqezi, jam shumë i lumtur që jam këtu. Mezi pres t’ju takoj dhe Forza Milan! Ishte ëndrra ime dhe i kisha dhënë fjalën vetëm Milanit për t’iu bashkuar sapo më kërkuan. E gjithë familja, shokët, rrethi im shoqëror e dinë këtë gjë, sepse që kur kam qenë i vogël, ëndërroja ngjyrat kuqezi,” deklaroi ai.

Me këtë transferim, Ardon Jashari bëhet një nga blerjet më premtuese të Milanit për sezonin e ardhshëm, duke forcuar më tej mesfushën e ekipit që synon rikthimin në majat e futbollit italian dhe evropian.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us