Në Bullgari vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve të përhapura në një sipërfaqe prej 30 mijë dynymë në rajonin e malit Sakar në jug të vendit.
Guvernatorja e rajonit Haskovo, Stefka Zdravkova, e cila po koordinon përpjekjet për të shuar zjarrin dy-ditor, që besohet se është shkaktuar nga bishtat e cigareve të hedhura, tha se erërat e forta dhe të nxehta gjatë ditës po ndikojnë negativisht përpjekjet.
Ajo theksoi se zjarri dje kaloi autostradën ndërkombëtare "Maritsa" si dhe lumin Maritsa aty pranë, duke mbyllur trafikun përkohësisht në një pjesë të autostradës.
Policia rrugore devijoi trafikun në pjesën e autostradës midis qyteteve Harmanli dhe Lyubimets për disa orë gjatë periudhës së ngarkuar për udhëtarët evropianë që ktheheshin nga pushimet në Türkiye.
Në katër vendbanime në rajon u shpall gjendje e pjesshme katastrofe.
Në shuarjen e zjarreve kanë intervenuar dy helikopterë të Forcave të Armatosura Bullgare dhe dy avionë të dërguar nga Suedia.
Ndërkohë ndaj përpjekjeve për shuarjen e zjarreve po ofrojnë ndihmë 17 automjete zjarrfikëse, anëtarë të personelit zjarrfikës dhe vullnetarë të shumtë.