18 orë më parë
CEO i Metas, Mark Zuckerberg, raportohet se ka tentuar ta joshë startup-in e sapothemeluar të inteligjencës artificiale të shqipëtares Mira Muratit me oferta deri në 1 miliard dollarë për të blerë ose integruar “Thinking Machines Lab”, por Murati ka refuzuar.
Pas refuzimit të saj, Meta ka kontaktuar personalisht mbi një duzinë anëtarësh të ekipit përfshirë bashkëthemeluesin Andrew Tulloch me oferta kompensimi që raportohet se shkonin deri në 1.5 miliardë dollarë për disa vite.
Asnjëri nuk e pranoi.