BOTA
1 minuta leximi
Trump telefonon Netanyahun pas sulmit izraelit ndaj kishës në Gaza
“Nuk ishte reagim pozitiv”, u tha gazetarëve zëdhënësja Karoline Leavitt kur u pyet për reagimin e Trumpit ndaj sulmit izraelit ndaj kishës.
Trump telefonon Netanyahun pas sulmit izraelit ndaj kishës në Gaza
Trump telefonon Netanyahun pas sulmit izraelit ndaj kishës në Gaza / TRT Balkan
17 Korrik 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli në telefon me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, për të diskutuar sulmin e fundit ndaj një kishe katolike në Rripin e Gazës, tha Shtëpia e Bardhë. 

“Nuk ishte reagim pozitiv”, u tha gazetarëve zëdhënësja Karoline Leavitt kur u pyet për reagimin e Trumpit ndaj sulmit izraelit ndaj kishës.

“Ai e telefonoi kryeministrin Netanyahu këtë mëngjes për të diskutuar sulmet ndaj asaj kishe në Gaza”, shtoi ajo.

Tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur ushtria izraelite goditi një kishë katolike në veri të Rripit të Gazës sot, tha Patrikana Latine e Kudsit.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us