BOTA
1 minuta leximi
Bie në lumë një autobuz në kryeqytetin e Algjerisë, mbyten 18 persona
Të paktën 18 persona u mbytën dhe nëntë të tjerë u plagosën pasi një autobus pasagjerësh ra në lumin Oued El Harrach, në qendër të Algjerisë, njoftoi të premten Shërbimi i Mbrojtjes Civile i Algjerisë.
Bie në lumë një autobuz në kryeqytetin e Algjerisë, mbyten 18 persona
Bie në lumë një autobuz në kryeqytetin e Algjerisë, mbyten 18 persona / AA
16 Gusht 2025

Të paktën 18 persona u mbytën dhe nëntë të tjerë u plagosën pasi një autobus pasagjerësh ra në lumin Oued El Harrach, në qendër të Algjerisë, njoftoi të premten Shërbimi i Mbrojtjes Civile i Algjerisë.

Në një deklaratë, shërbimi tha se aksidenti rrugor ndodhi në qytetin El Harrach, duke lënë 18 të vdekur dhe nëntë të plagosur, mes tyre dy në gjendje kritike.

Në njoftim u theksua se 25 autoambulanca, 16 zhytës dhe 4 varka u angazhuan për të ndihmuar viktimat.

Pamjet e postuara në rrjetet sociale treguan momentin kur autobusi u fundos në ujërat e luginës dhe qytetarët që përpiqeshin të shpëtonin viktimat.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us