BOTA
1 MINUTA LEXIMI
Rusia arreston 8 të dyshuar për shpërthimin në Urën e Krimesë
Mjetet shpërthyese të përdorura në këtë sulm, sipas autoriteteve ruse janë transportuar nga Odesa, përmes Bullgarisë, Gjeorgjisë dhe Armenisë.
Rusia arreston 8 të dyshuar për shpërthimin në Urën e Krimesë
UNDP tha se pa ndihmën emergjente, të paktën 54 vende do të shihnin nivele në rritje të varfërisë.     Foto: Reuters / Reuters
12 Tetor 2022

Janë arrestuar tetë nga 12 personat e dyshuar për sulmin ndaj Urës së Krimesë, njoftoi të mërkurën Shërbimi i Sigurisë së Rusisë.

Kyrylo Budanov, shefi i zbulimit ushtarak të Ukrainës, është identifikuar si koka e incidentit, raportoi Shërbimi Federal i Sigurisë.

Mjetet shpërthyese të përdorura në këtë sulm janë transportuar nga Odesa, përmes Bullgarisë, Gjeorgjisë dhe Armenisë, ndërsa janë fshehur në kamera, potencoi Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi.

Të dielën, Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi shërbimin ukrainas për “sulmin terrorist” siç e quajti ai, në Urën e Kerchit.

Një shpërthim i madh të shtunën ka goditur Urën e Kerchit, që paraqet rutë kyçe të furnizimit rus e që është ndërtuar pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

BURIMI:AA
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us