BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Erdoğan: ShBA-ja ka përgjegjësi historike për sigurim armëpushimi në Gaza
Gjatë bisedës telefonike mes Erdoğanit dhe Bidenit u diskutuan sulmet izraelite në Rripin e Gazës, anëtarësimi i Suedisë në NATO, çështja e F16 dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Erdoğan: ShBA-ja ka përgjegjësi historike për sigurim armëpushimi në Gaza
Erdoğan: ShBA-ja ka përgjegjësi historike për të siguruar armëpushim në Gaza      / Foto: AA
14 Dhjetor 2023

Presidenti i Republikës së Turkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Joe Biden, ku ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përgjegjësi historike për të siguruar armëpushim në Gaza.

Drejtoria e Komunikimeve e Zyrës së Presidentit turk njoftoi se gjatë bisedës telefonike mes Erdoğanit dhe Bidenit, u diskutuan sulmet izraelite në Rripin e Gazës, anëtarësimi i Suedisë në NATO, çështja F16 dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Erdoğan i përcolli Bidenit se duhet thënë "stop" për tragjedinë njerëzore në Gaza dhe se tërheqja amerikane e mbështetjes së pakushtëzuar ndaj Izraelit mund të sigurojë shpejt armëpushim.

Presidenti turk shtoi se është përgjegjësi historike e ShBA-së për të siguruar një armëpushim të përhershëm në rajon.

Erdoğan paralajmëroi gjithashtu se thellimi dhe zgjatja e sulmeve izraelite mund të ketë pasoja negative rajonale dhe globale.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us