BOTA
1 MINUTA LEXIMI
Polonia do të blejë helikopterë Apache me vlerë 240 milionë dollarë
Varshava nënshkroi kontrata me Boeing dhe General Electric për blerjen e helikopterëve AH-64E Apache.
Polonia do të blejë helikopterë Apache me vlerë 240 milionë dollarë
Polonia do të blejë helikopterë Apache me vlerë 240 milionë dollarë /      Foto ilsutrim / Photo: AA
5 Gusht 2024

Zëvendësministri polak i Mbrojtjes Paweł Bejda nënshkroi të hënën dy kontrata offset me vlerë 240 milionë dollarë me Boeing dhe General Electric për blerjen e helikopterëve AH-64E Apache.

Kontrata me Boeing është rreth 95 milionë dollarë, ndërsa me General Electric 145 milionë dollarë.

“Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për rajonin si dhe për Universitetin e Teknologjisë Ushtarake”, tha Bejda në një konferencë për shtyp në Varshavë.

Kontratat parashikojnë riparimin e komponentëve në WZL 1 në qytetet polake të Lodz dhe Deblin, si dhe trajnimin e inxhinierëve të shërbimit të helikopterëve.

Bejda falënderoi Kongresin Amerikan pasi votoi vitin e kaluar për nisjen e negociatave për blerjen e helikopterëve. Helikopterët Boeing AH-64E Apache janë helikopterët kryesorë sulmues të përdorur nga ushtria amerikane që nga vitet 1980.

BURIMI:AA
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us