BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Fidan: Armatimi në Lindjen e Mesme e Azi-Paqësor rrezikon botën
Duke theksuar se sistemi global po përballet njëkohësisht me tri luftëra konvencionale, të cilat kanë pasoja globale, Fidan tha se Türkiye është “vetëm në qendër të këtyre luftërave”.
Fidan: Armatimi në Lindjen e Mesme e Azi-Paqësor rrezikon botën
Fidan: Armatimi në Lindjen e Mesme e Azi-Paqësor rrezikon botën            / Foto: AA
30 Nëntor 2024

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka deklaruar se armatimi në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Azi-Paqësorit është në rritje dhe ka paralajmëruar se kjo mund të sjellë botën në “buzë të shkëmbit, në prag të një rreziku të luftës bërthamore”.

“Stabiliteti në Lindjen e Mesme, Kaukazin e Jugut dhe Mesdheun Lindor, si dhe në Detin e Zi është një synim parësor për ne”, tha Fidan, duke folur në Forumin Botëror të TRT-së në Istanbul.

Fidan theksoi se OKB-ja, një organizatë e krijuar për "ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare", nuk arriti ta përmbushë misionin e saj.

“Asnjë rend nuk mund të jetë i qëndrueshëm nëse nuk bazohet në drejtësi”, shtoi ai.

Shefi i diplomacisë turke gjithashtu theksoi nevojën për t'i reformuar komunitetet globale në fusha të ndryshme, duke përfshirë politikën, ekonominë dhe drejtësinë.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us