RAJONI
1 minuta leximi
Në Kroaci ka nisur testimi i dronëve turq Bayraktar TB2
Mjetet ajrore pa pilot, të armatosura me teknologji moderne, sjellin aftësi të reja për ushtrinë kroate, tha ministri i Mbrojtjes Ivan Anushiq.
Në Kroaci ka nisur testimi i dronëve turq Bayraktar TB2
Në Kroaci ka nisur testimi i dronëve turq Bayraktar TB2 / AA
5 orë më parë

Pas përfundimit me sukses të trajnimit në Türkiye, pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Kroacisë dhe përfaqësues të kompanisë turke “Baykar” nisën të hënën në Kroaci testimin e sistemeve të reja pa pilot të ushtrisë kroate, Bayraktar TB2, njoftoi ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq.

“Në ditët në vijim do të vazhdojnë testimet gjatë ditës dhe natës në mbarë Kroacinë, mbi të gjithë pajisjen dhe të gjashtë dronët modernë të armatosur Bayraktar TB2, të cilët i sjellin ushtrisë kroate aftësi të reja në veprimet luftarake, por edhe në mbikëqyrjen e kufijve, zbulim dhe mbrojtje kundër zjarreve”, tha Anushiq në një postim në platformën X, bashkë me një video të testimeve të dronëve.

Ministri kroat kujtoi se “këto sisteme të avancuara ushtarake përdoren nga 37 shtete të botës, përfshirë edhe disa anëtare të NATO-s”.

Kroacia vitin e kaluar bleu avionët luftarakë francezë Rafale dhe nënshkroi kontratën për blerjen e dronëve luftarakë Bayraktar TB2 nga prodhuesi turk “Baykar”.

Katër automjetet e para luftarake “Bradley” u dorëzuan në Kroaci në janar, ndërsa deri në vitin 2028 planifikohet blerja e korvetave, tankeve, sistemeve raketore HIMARS dhe artilerisë vetëlëvizëse, helikopterëve luftarakë, raketave kundërajrore dhe dronëve “kamikazë”.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us