RAJONI
1 minuta leximi
Kroaci, vazhdon ndërhyrja ndaj zjarrit i cili po përhapet me shpejtësi
Raportet e mediave kombëtare tregojnë se zjarri u përhap në një zonë prej 3 kilometrash midis Krilos, Jesenicës dhe Dugi Ratit pranë Splitit.
Kroaci, vazhdon ndërhyrja ndaj zjarrit i cili po përhapet me shpejtësi
Kroaci, vazhdon ndërhyrja ndaj zjarrit i cili po përhapet me shpejtësi / AP
6 orë më parë

Një zjarr i madh pyjor që filloi pranë qytetit bregdetar të Splitit në Kroaci, nuk është mundur të vihet nën kontroll për shkak të kushteve të këqija të motit.

Raportet e mediave kombëtare tregojnë se zjarri u përhap në një zonë prej 3 kilometrash midis Krilos, Jesenicës dhe Dugi Ratit pranë Splitit.

Thuhet se tre avionë zjarrfikës dhe më shumë se 150 zjarrfikës po ndërhyjnë ndaj flakëve të cilët popërhapen me shpejtësi dhe që nuk janë mundur të vihen nën kontroll për shkak të kushteve të motit.

Shefi i Zjarrfikësve të Distriktit Dalmatian të Splitit, Ivan Kovaçeviq në një deklaratë tha se zjarri ka shpërthyer pranë zonave të banuara dhe se dëmet mund të jenë të shumta.

Ai vuri në dukje se në ndihmë kanë ardhur edhe zjarrfikësit kanadezë dhe se autostrada midis Splitit dhe Omishit është mbyllur për trafikun.

Më tej theksohet se një ndërtesë e zbrazët në zonën e zjarrit është bërë e papërdorshme.

Shërbimi Meteorologjik Kroat njoftoi se vala e të nxehtit ka filluar të tregojë ndikimin e saj që nga sot në të gjithë vendin.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us