LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Numri i gazetarëve palestinezë të vrarë rritet në 238 pas vdekjes së një reporteri tjetër në Gaza
Mohammed Al-Khalidi, gazetar palestinez që punonte për median Sahat, ndërroi jetë nga plagët e marra në një sulm izraelit gjatë natës.
Numri i gazetarëve palestinezë të vrarë rritet në 238 pas vdekjes së një reporteri tjetër në Gaza
Numri i gazetarëve palestinezë të vrarë rritet në 238 pas vdekjes së një reporteri tjetër në Gaza / AA
6 orë më parë

Një tjetër gazetar palestinez ndërroi jetë të hënën nga plagët e marra në një sulm izraelit, në të cilin të dielën në Gaza u vranë pesë korrespondentë të Al Jazeeras, njoftuan autoritetet lokale, duke e çuar në 238 numrin e gazetarëve të vrarë.

Sipas të dhënave të qeverisë së Gazës, Mohammed Al-Khalidi, gazetar palestinez që punonte për median Sahat, ndërroi jetë nga plagët e marra në një sulm izraelit gjatë natës.

Vdekja e Al-Khalidit e çoi në gjashtë numrin e gazetarëve të vrarë të dielën në Gaza dhe në gjithsej 238 numrin e gazetarëve palestinezë të vrarë nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës, thuhet në deklaratën e zyrës mediatike të Gazës.

Ushtria izraelite, të dielën vonë në mbrëmje, goditi një tendë të gazetarëve pranë spitalit Al-Shifa në pjesën perëndimore të Gazës, duke vrarë pesë gazetarë, përfshirë edhe korrespondentët e Al Jazeera-s, Anas al-Sharif dhe Mohamed Qraiqeu, thuhet në deklaratë.

Qeveria e Gazës e dënoi vrasjen sistematike të gazetarëve palestinezë nga Izraeli në Gaza dhe u bëri thirrje organizatave për të drejtat e njeriut dhe institucioneve mediatike që “të dënojnë këto krime të qëllimshme ndaj gazetarëve në Gaza”.

Izraeli po përballet me dënime në rritje për luftën e tij gjenocidale në Gaza, ku që nga tetori 2023 ka vrarë mbi 61.400 persona.

Në nëntorin e kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një çështje për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në këtë territor.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us