LUFTA NË GAZA
1 minuta leximi
OKB-ja dënon vrasjen e gazetarëve palestinezë nga Izraeli në Gaza
Gjashtë gazetarë, përfshirë gazetarët e Al Jazeera-s, Anas al-Sharif dhe Mohammed Quraika, u vranë mbrëmë nga një sulm i ushtrisë izraelite ndaj një tende ku qëndronin gazetarët pranë spitalit "Al-Shifa" në qytetin e Gazës mbrëmë.
OKB-ja dënon vrasjen e gazetarëve palestinezë nga Izraeli në Gaza
OKB-ja dënon vrasjen e gazetarëve palestinezë nga Izraeli në Gaza / AA
4 orë më parë

Zyra e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut dënoi vrasjen e gazetarëve palestinezë nga Izraeli në Rripin e Gazës, në mesin e të cilëve janë edhe dy gazetarë të Al Jazeera-s.

"Dënojmë vrasjen e 6 gazetarëve palestinezë nga ushtria izraelite në një sulm ndaj tendave të tyre, duke shkelur në mënyrë serioze ligjin ndërkombëtar humanitar", thuhet në një postim të Zyrës së OKB-së në X.

"Izraeli duhet të respektojë dhe mbrojë të gjithë civilët, përfshirë gazetarët. Të paktën 242 gazetarë palestinezë janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori 2023. Ne kërkojmë që të gjithë gazetarëve t'u ofrohet qasje e menjëhershme, e sigurt dhe e papenguar në Gaza", theksohet më tej.

Gjashtë gazetarë, përfshirë gazetarët e Al Jazeera-s, Anas al-Sharif dhe Mohammed Quraika, u vranë mbrëmë nga një sulm i ushtrisë izraelite ndaj një tende ku qëndronin gazetarët pranë spitalit "Al-Shifa" në qytetin e Gazës mbrëmë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us