RAJONI
1 minuta leximi
BE-ja përkrah Shqipërisë në luftën kundër zjarreve
“Solidariteti i BE-së mbetet i fortë”, u shpreh zyra e BE-së në Tiranë, pasi ndau pamje të forcave evropiane që po punojnë të mobilizojnë situatën e zjarreve në vend.
BE-ja përkrah Shqipërisë në luftën kundër zjarreve
BE-ja përkrah Shqipërisë në luftën kundër zjarreve / ATA
15 orë më parë

Delegacioni i Bashkimit Evropian ndau sot pamje nga operacionet për shuarjen e zjarreve në vendin tonë, ku krahas zjarrfikësve shqiptarë po punojnë edhe zjarrfikës nga vende të BE-së.

Zjarrfikësit sllovakë dhe çekë shihen në gatishmëri për shuarjen e një vatre zjarri në Tepelenë.

“Zjarret po përhapen në mbarë Shqipërinë, duke shkatërruar natyrën dhe duke rrezikuar jetë. Por solidariteti i BE-së mbetet i fortë”, deklaroi zyra e BE-së në Tiranë.

“Krah zjarrfikësve shqiptarë, po punojmë pa u lodhur për të shpëtuar jetë dhe për të mbrojtur komunitetet”, thekson zyra e BE-së.

Hadja Lahbib, Komisionere për Barazinë, Gatishmërinë dhe Menaxhimin e Krizave u shpreh më herët se BE-ja ka aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së.

“Zjarret po shpërthejnë përsëri në të gjithë Shqipërinë. Kemi mobilizuar aeroplanë nga flota jonë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së për të ndihmuar ekipet e para lokale të ndërhyrjes për të vënë nën kontroll zjarret. Një aeroplan nga Kroacia dhe dy aeroplanë nga Suedia po i bashkohen tani reagimit emergjent”, tha Hadja Lahbib, Komisionere për Barazinë, Gatishmërinë dhe Menaxhimin e Krizave.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us