RAJONI
2 minuta leximi
Tiranë, protestë kundër gjenocidit izraelit në Gaza
“Shqipëria nuk mund të jetë në anën e gabuar të historisë”, theksuan organizatorët e protestës, duke denoncuar “lidhjet e qeverisë së Shqipërisë me Izraelin”.
Tiranë, protestë kundër gjenocidit izraelit në Gaza
Tiranë, protestë kundër gjenocidit izraelit në Gaza / AA
një ditë më parë

Shumë qytetarë të Shqipërisë janë tubuar në Sheshin Skënderbeu nën sloganin “Nga Tirana në Gaza - Zëri i lirisë nuk ndalet” për të dënuar gjenocid izraelit ndaj popullit palestinez në Gaza dhe për të shprehur solidaritet me viktimat palestineze.

Protesta, e organizuar nga disa shoqata dhe forume, shënon të 15-tën që nga fillimi i ofensivës izraelite në Gaza. Pjesëmarrësit, të cilët ishin rreth 2 deri në 3 mijë, mbanin pankarta dhe thirrnin slogane në mbështetje të Palestinës.

Folësit para turmës kërkuan ndalimin e menjëhershëm të gjenocidit, mbështetjen e zgjidhjes me dy shtete dhe ndalimin e përdorimit të urisë si armë ndaj popullit të Gazës.

“Shqipëria nuk mund të jetë në anën e gabuar të historisë”, theksuan organizatorët e protestës.

Ata denoncuan “lidhjet e qeverisë së Shqipërisë me Izraelin”, si dhe kërkuan "shkëputjen" e këtyre lidhjeve dhe dënimin e akteve gjenocidale që po ndodhin në Gaza.

Ata kërkuan “shkëputjen e lidhjeve” të qeverisë shqiptare me Izraelin dhe dënimin e akteve gjenocidale që po ndodhin në Gaza.

Protestuesit kishin planifikuar të marshonin drejt Rrugës së Kavajës, por u ndaluan nga forcat e Policisë së Shtetit. Pavarësisht kësaj, protesta vazhdoi paqësisht në shesh, duke përçuar mesazhin e saj kundër agresioni izraelit në Gaza.

Organizatorët e protestës ishin: Forumi mediatik “Mexhlis”, Shoqata “Thirrja për Mirësi”, Shoqata “TUMED”, Forumi Musliman i Shqipërisë, Unioni Shqiptar i Teologëve, Shoqata “Qendra për Kulturën Islame Evropiane” dhe Shoqata “Ensar”.

BURIMI:AA
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us