RAJONI
2 minuta leximi
Zv/kryeministri Bislimi pret në takim në Prishtinë përfaqësues nga Lugina e Preshevës
“Mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Serbi nuk është vetëm nevojë, por njëkohësisht edhe domosdoshmëri”, u theksua në takim.
Zv/kryeministri Bislimi pret në takim në Prishtinë përfaqësues nga Lugina e Preshevës
Zv/kryeministri Bislimi pret në takim në Prishtinë përfaqësues nga Lugina e Preshevës / AA
21 orë më parë

Zv/kryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.

Siç njofton zyra e zv/kryeministrit Bislimi, në takim u diskutua mbi gjendjen në Luginën e Preshevës dhe politikat diskriminuese e shtypëse të Serbisë ndaj shqiptarëve atje.

Palët po ashtu biseduan edhe për gjendjen e shqiptarëve në Sanxhak, ku prioritet mbetet çështja e ruajtjes dhe kultivimit të identitetit shqiptar.

“Mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Serbi nuk është vetëm nevojë, por njëkohësisht edhe domosdoshmëri”, u theksua në takim.

Zv/kryeministri Bislimi theksoi se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të mbështesë shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe në Sanxhak jo vetëm për të ndihmuar në ruajtjen e kulturës dhe identitetit, por edhe për të rritur mbështetjen për programe konform nevojave të komunitetit shqiptar në Serbi.

Në fund të qershorit të vitit 2025, Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 626 mijë euro si mbështetje për arsim dhe lobim institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë, duke përfshirë bursa dhe financim të aktiviteteve lobuese dhe avokuese në nivel ndërkombëtar.

Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us