Një hulumtim i zhvilluar në ShBA zbuloi se rreziku i demencës mund të ndryshojë në varësi të rajonit gjeografik në të cilin jeton dikush.
Në hulumtimin e botuar në revistën JAMA Neurology, shkencëtarët shqyrtuan të dhënat nga 1.268.599 persona të moshuar në ShBA të regjistruar në sistemin e Administratës së Shëndetit të Veteranëve (VHA).
Ndërsa faktorë të tillë si mosha, raca, shëndeti i zemrës dhe ndryshimet në vendbanimet rurale/urbane u morën në konsideratë në hulumtim, u përcaktua se ndryshimet rajonale në demencë ishin efektive.
Sipas kësaj, studimi zbuloi se shkalla e demencës është 25 për qind në juglindje të ShBA-së, 23 për qind në veriperëndim, 18 për qind në jug, 13 për qind në jugperëndim dhe 7 për qind në verilindje.
Studiuesit theksuan se këto gjetje tregojnë se rajonet në të cilat jeton dikush mund të rrisin rrezikun e demencës, se studimi zbulon rëndësinë e planifikimit rajonal të shëndetit dhe se politikat e veçanta të shëndetit publik duhet të zhvillohen sipas nevojave të secilit rajon.
Demenca përkufizohet si një çrregullim njohës që ndikon seriozisht në jetën e përditshme me simptoma të tilla si humbja e kujtesës, ulja e aftësive të të menduarit dhe aftësia e dobët e zgjidhjes së problemeve. Shkaku më i zakonshëm i demencës është sëmundja e Alzheimerit.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), më shumë se 55 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga demenca sot, me afërsisht 10 milionë raste të reja të demencës çdo vit.