RAJONI
1 minuta leximi
​Bullgaria dërgon një kontingjent ushtarak në KFOR
“Situata në Kosovë është aktualisht e qëndrueshme, por mund të ndryshojë ndjeshëm brenda disa orësh. Prandaj, jini të përgatitur të reagoni në mënyrë të përshtatshme”, tha zëvendësshefi i Mbrojtjes i Bullgarisë gjenerallejtënant Mikhail Popov.
​Bullgaria dërgon një kontingjent ushtarak në KFOR
​Bullgaria dërgon një kontingjent ushtarak në KFOR / Kosova Press
21 orë më parë

Një kontingjent prej 97 ushtarakësh u dërgua të enjten me një ceremoni zyrtare para Bashkisë së Shumenit në Bullgari për të marrë pjesë në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Zëvendësshefi i Mbrojtjes i Bullgarisë, gjenerallejtënant Mikhail Popov në fjalimin e tij para kontingjetit të ushtarëve theksoi se “situata në Kosovë është aktualisht e qëndrueshme, por mund të ndryshojë ndjeshëm brenda disa orësh. Prandaj, jini të përgatitur të reagoni në mënyrë të përshtatshme. Ndiqni procedurat standarde të veprimit dhe urdhrat e komandantëve tuaj".

"Jam i sigurt se përvoja dhe përgatitja juaj do t'ju lejojnë të performoni në një nivel të lartë. Gjithmonë kini parasysh: në Kosovë ju nuk përfaqësoni Batalionin e 29-të të Mekanizuar, ju nuk përfaqësoni Forcat Tokësore. Para aleatëve tanë ju përfaqësoni Ushtrinë Bullgare, dhe para popullsisë  dhe autoriteteve lokale, ju jeni përfaqësues të NATO-s", shtoi Popov.

Në ceremoni morën pjesë zëvendësshefi i Mbrojtjes gjenerallejtënant Mikhail Popov, admirali i Flotës Galin Manev, zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta, gjeneral brigade Plamen Yordanov, zëvendëskomandanti i Forcave Tokësore, guvernatorja e rajonit Shumen Katya Ivanova, kryetarja e Këshillit Bashkiak Shumen Asya Asparuhova dhe zëvendëskryetari i Bashkisë Shumen, Nikolay Kolev. 


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us