TÜRKİYE
2 minuta leximi
Kryediplomati turk viziton Sirinë, takohet me presidentin Al-Sharaa
Sipas informacionit të marrë nga burime të Ministrisë së Jashtme, ministri Fidan do të pritet në Damask nga presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa.
Kryediplomati turk viziton Sirinë, takohet me presidentin Al-Sharaa
Kryediplomati turk viziton Sirinë, takohet me presidentin Al-Sharaa / AA
7 Gusht 2025

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan do të zhvillojë sot vizitë pune në Siri

Sipas informacionit të marrë nga burime të Ministrisë së Jashtme, ministri Fidan do të pritet në Damask nga presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa.

Në takimin Fidan-Sharaa pritet të diskutohet për progresin e bërë në fusha të ndryshme të marrëdhënieve midis Türkiyes dhe Sirisë që nga përmbysja e regjimit të Asadit dhe forcimi më tej i bashkëpunimit dypalësh.

Thuhet se takimi është planifikuar të vlerësojë shqetësimet e sigurisë kombëtare të Türkiyes që rrjedhin nga Siria verilindore, pasi ruajtja e integritetit dhe unitetit territorial të Sirisë është më e rëndësishme se kurrë dhe të vlerësojë bashkëpunimin midis dy vendeve në luftën kundër organizatave terroriste, veçanërisht DEASh-it dhe PKK/YPG-së.

Gjithashtu takimi pritet të trajtojë veprimet dhe retorikën e Izraelit që përbëjnë kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë si të Sirisë ashtu edhe të rajonit.

Në periudhën aktuale të mundësive të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të marrëdhënieve turko-siriane, përparësia e Türkiyes është të shfrytëzojë këto mundësi në përputhje me interesat e ndërsjella të të dy vendeve dhe në mënyrën që i shërben stabilitetit dhe sigurisë së Sirisë.

Për këtë qëllim, vizitat e ndërsjella të nivelit të lartë midis Türkiyes dhe Sirisë vazhdojnë pa ndërprerje. Koordinimi i përpjekjeve që synojnë rindërtimin dhe rimëkëmbjen e Sirisë natyrisht do të përbëjë aspekt të rëndësishëm të takimit.

Vizita e ministrit Fidan në Siri më 22 dhjetor 2024 ishte e para. Kjo vizitë u pasua nga një vizitë pune në Siri më 13 mars, e shoqëruar nga ministri i Jashtëm Fidan, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler dhe shefi i MIT-it, Ibrahim Kalın.

Presidenti sirian, Al-Shara dhe ministri i Jashtëm, Assad Hassan Shaybani kanë vizituar Türkiyemn në raste të ndryshme gjatë tetë muajve të fundit. Këto vizita u përqendruan në situatën e sigurisë në Siri, trajtuan hapat e nevojshëm për të vendosur plotësisht stabilitetin në vend dhe vlerësuan çështjet politike, ekonomike dhe humanitare.

Gjithashtu u theksuan mundësitë për institucionalizimin e bashkëpunimit dypalësh midis Türkiyes dhe Sirisë dhe u përsërit gatishmëria e Türkiyes për të ofruar mbështetje për Sirinë në të gjitha fushat.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us