BOTA
1 minuta leximi
Izraeli dhe Egjipti nënshkruajnë marrëveshje për eksportin e gazit prej 35 miliardë dollarësh
Marrëveshja midis partnerëve të Fushës së Gazit Natyror Leviathan dhe Egjiptit u regjistrua si marrëveshja më e madhe e eksportit në historinë e Izraelit.
Izraeli dhe Egjipti nënshkruajnë marrëveshje për eksportin e gazit prej 35 miliardë dollarësh
Izraeli dhe Egjipti nënshkruajnë marrëveshje për eksportin e gazit prej 35 miliardë dollarësh / AA
një ditë më parë

"NewMed", partner në Leviathan, një nga fushat më të mëdha të gazit natyror të Izraelit në Mesdhe, njoftoi nënshkrimin e marrëveshjes për eksportin e gazit natyror me Egjiptin në vlerë 35 miliardë dollarë.

Marrëveshja midis partnerëve të Fushës së Gazit Natyror Leviathan dhe Egjiptit është marrëveshja më e madhe e eksportit në historinë e vendit.

Në një deklaratë "NewMed" tha se 130 miliardë metra kub gaz natyror do të eksportohen në Egjipt nga fusha Leviathan deri në vitin 2040.

Theksohet se marrëveshja do të hapë rrugën për zgjerimin e Leviathan, me qëllim sigurimin e furnizimeve me gaz natyror në tregun izraelit deri në vitin 2064.

Një marrëveshje që mbulon furnizimin me 60 miliardë metra kub gaz u nënshkrua midis Egjiptit dhe Izraelit në vitin 2019. Furnizimet me gaz për Egjiptin filluan menjëherë pasi fusha Leviathan u bë funksionale në vitin 2020.

Shumica e 11.33 miliardë metrave kub gaz natyror të prodhuar në fushën e gazit Leviathan vitin e kaluar u eksportuan në Egjipt dhe Jordani.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us