BOTA
1 minuta leximi
Tre anëtarë të një familjeje humbën jetën nga shembja e një ndërtese në Halep
Ndërtesa ndodhej në rajonin Zarba, në zonën jugore rurale të provincës, ku ishte strehuar një familje e zhvendosur.
Tre anëtarë të një familjeje humbën jetën nga shembja e një ndërtese në Halep
Tre anëtarë të një familjeje humbën jetën nga shembja e një ndërtese në Halep / TRT Balkan
21 orë më parë

Tre persona humbën jetën dhe tetë të tjerë u plagosën të enjten, kur një ndërtesë dykatëshe u shemb në provincën Halep të Sirisë. 

Ndërtesa ndodhej në rajonin Zarba, në zonën jugore rurale të provincës, ku ishte strehuar një familje e zhvendosur.

Raportohet se tre anëtarë të familjes humbën jetën, ndërsa tetë të tjerë u plagosën.

Ekipet e mbrojtjes civile po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për të larguar rrënojat, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalet përreth.

Ndërtesa ishte dëmtuar rëndë nga sulmet ajrore të kryera vitet e kaluara nga forcat besnike të regjimit të rrëzuar të Bashar al-Asadit dhe ishte zënë nga familja që ishte rikthyer në atë zonë pas rënies së regjimit.

Ngjashëm, shumë objekte të dëmtuara në pjesë të ndryshme të Sirisë përbëjnë rrezik për civilët.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us