LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Delegacioni i Hamasit viziton Egjiptin për negociata mbi armëpushimin në Gaza
Delegacioni i Hamasit do të diskutojë propozimin e ri të Egjiptit dhe Katarit për ndalimin e luftës dhe parandalimin e pushtimit të plotë të enklavës.
Delegacioni i Hamasit viziton Egjiptin për negociata mbi armëpushimin në Gaza
Delegacioni i Hamasit viziton Egjiptin për negociata mbi armëpushimin në Gaza / AP
12 Gusht 2025

Një delegacion i Hamasit ka mbërritur të martën në Kajro për konsultime mbi një propozim të ri egjipto-kataras për të përfunduar luftën në Rripin e Gazës dhe për të bllokuar planin e Izraelit për pushtimin e plotë të territorit. 

Kanalit shtetëror egjiptian Al-Qahera News tha se delegacioni, i udhëhequr nga zyrtari i lartë i Hamasit, Khalil al-Hayya, do të zhvillojë bisedime me ndërmjetësuesit egjiptianë mbi kornizën e propozimit, i cili vjen ndërsa Izraeli po avancon me strategjinë e fazuar të ripushtimit, e miratuar nga Këshilli i Sigurimit të Izraelit javën e kaluar.

Sipas planit izraelit, faza e parë do të detyrojë rreth 1 milion banorë të largohen nga qyteti i Gazës në jug, do të rrethojë qytetin dhe do të nisë sulme në zona rezidenciale. Faza e dytë përfshin marrjen e kampeve qendrore të refugjatëve, shumë prej të cilëve kanë pësuar shkatërrim të gjerë gjatë luftës.

Ministri egjiptian i Jashtëm, Badr Abdelatty, tha të hënën se Kajro, duke punuar në koordinim me Katarin dhe ShBA-në, kërkon një “marrëveshje gjithëpërfshirëse” që do të ndalojë luftën izraelite dhe do të sigurojë një marrëveshje të plotë mes Izraelit dhe grupit të rezistencës palestineze.

“Akoma ekziston mundësia për arritjen e një marrëveshjeje të plotë nëse ekziston mirëbesim dhe vullnet politik”, tha Abdelatty në një konferencë për shtyp në Kajro, duke akuzuar Izraelin për kryerje të gjenocidit në Gaza dhe kufizim të ashpër të ndihmave humanitare, duke e çuar enklavën drejt urisë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us