BOTA
2 minuta leximi
Trump: Mundësi vërtet e mirë për ta arritur marrëveshjen Rusi-Ukrainë
“Ne do të shohim nëse mund ta arrijmë atë. Mendoj se kemi një mundësi vërtet të mirë për ta bërë atë dhe po i vjen fundi tani”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Trump: Mundësi vërtet e mirë për ta arritur marrëveshjen Rusi-Ukrainë
Trump: Mundësi vërtet e mirë për ta arritur marrëveshjen Rusi-Ukrainë / AA
18 Prill 2025

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka një “mundësi vërtet të mirë” për të arritur një marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainë.

“Ne do të shohim nëse mund ta arrijmë atë. Mendoj se kemi një mundësi vërtet të mirë për ta bërë atë dhe po i vjen fundi tani”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Trump përsëriti se lufta mbi 3-vjeçare nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse ai do të ishte president.

"Shumë njerëz po vriten derisa po flasim. Ne nuk po e marrim atë fund... do të shohim. Mendoj se kemi një mundësi vërtet të mirë për ta zgjidhur problemin", tha ai.

I pyetur nëse ai mendon se presidenti rus, Vlladimir Putin, po “luan” me atë, Trump u përgjigj: “Jo, askush nuk po luan me mua. Unë po përpiqem të ndihmoj”.

"Ne thjesht do të pasojmë"

"Ne do ta ndalojmë atë, në mënyrë ideale. Tani, nëse për ndonjë arsye njëra nga dy palët e bën shumë të vështirë, ne thjesht do të themi 'ju jeni budallenj, ju jeni njerëz të tmerrshëm' dhe ne thjesht do të pasojmë. Por, shpresojmë se nuk do të na duhet ta bëjmë këtë", tha Trump.

Lidhur me atë nëse ai është i "përgatitur të largohet plotësisht" nga këto përpjekje, Trump tha se nuk deshi të thotë se po largohet nga bisedimet, por se duan "ta shohin fundin".

ShBA-ja, që nga inaugurimi i Trumpit, është përfshirë në mënyrë aktive në përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund luftës mes Moskës dhe Kievit, duke u angazhuar në bisedime me Ukrainën dhe Rusinë.

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, së bashku me të dërguarit Keith Kellogg dhe Steve Witkoff, dje në Paris zhvilluan bisedime me zyrtarë të lartë evropianë dhe ukrainas për t'i diskutuar mënyrat për t'i dhënë fund konfliktit.

Rubio ka paralajmëruar se Uashingtoni nuk do t'i vazhdojë bisedimet me Ukrainën nëse nuk do të ketë së shpejti përparim.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us