BOTA
1 minuta leximi
Franca dënon sulmin ndaj kishës katolike në Gaza
“Sulm i papranueshëm në Gaza ndaj Kishës së Familjes së Shenjtë, historikisht nën mbrojtjen e Francës”, shkroi ai në X.
Franca dënon sulmin ndaj kishës katolike në Gaza
Franca dënon sulmin ndaj kishës katolike në Gaza / TRT Balkan
17 Korrik 2025

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, denoncoi sot sulmin ndaj një kishe katolike në Rripin e Gazës, duke e quajtur atë “të papranueshëm”. 

“Sulm i papranueshëm në Gaza ndaj Kishës së Familjes së Shenjtë, historikisht nën mbrojtjen e Francës”, shkroi ai në X.

Barrot shprehu solidaritetin e Francës me Patriarkun Latin të Kudsit. “Këto sulme janë të patolerueshme; është koha që masakra në Gaza të ndalet”, shtoi ai.

Dy persona u vranë dhe disa u plagosën, përfshirë famullitarin e kishës, kur avionët luftarakë izraelitë goditën ndërtesën në lagjen Zeitoun të Qytetit të Gazës.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us