RAJONI
2 minuta leximi
Mali i Zi: Situata më komplekse nga zjarret në Podgoricë
Gjatë ditës pritet të mbërrijë ndihma nga Austria dhe helikopterë nga Hungaria.
Mali i Zi: Situata më komplekse nga zjarret në Podgoricë
Mali i Zi: Situata më komplekse nga zjarret në Podgoricë / AA
13 Gusht 2025

Situata më komplekse me zjarret në Mali të Zi të mërkurën është në rajonin e Podgoricës, njoftoi ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi.

Shefi i Njësisë Rajonale të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Podgoricë, Vojin Vojinoviq, bëri të ditur në një konferencë për shtyp se rreth Podgoricës janë ende aktive vendet Fundina dhe Kuçka Korita, ku është dërguar helikopter nga Serbia.

“Zjarr aktiv ka pasur në Stara Zlaticë, ku është lokalizuar me sukses. Po ashtu, vendet aktive janë Fundina dhe Kuçka Korita, ku është dërguar helikopter nga Serbia. Zjarre aktive ka edhe në Medun dhe Dinosha”, tha Vojinoviq.

Në Danilovgrad situata është e ndërlikuar në Topolov, ku dy helikopterë ushtarakë, me kapacitet 1.500 litra ujë, po veprojnë në këtë zonë. Zjarre aktive ka edhe në Nikshiq, në Velimlje dhe në Golija. Zjarret janë nën kontroll, ndërsa në Golija zjarri është shuar plotësisht. Në komunën e Shavnikut zjarri është lokalizuar.

Vojinoviq tha se zjarri në vendin Zhuber në Bijelo Polje është nën kontroll, dhe gjatë ditës pritet të mbërrijë ekipi austriak, si dhe helikopteri nga Hungaria.

Ljuban Tmushiq, shef i Drejtorisë për Mbrojtje Civile dhe Reduktimin e Riskut nga Katastrofat, tha se helikopterët po patrullojnë aktivisht zonat, ndërsa dronët po regjistrojnë situatën, në mënyrë që përgjegjësit të ndiqen penalisht.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us