LUFTA NË GAZA
1 minuta leximi
Izraeli vret në Gaza ish-basketbollistin e kombëtares palestineze, Mohammed Shaalan
Ushtria izraelite shënjestroi dhe vrau ish-lojtarin e basketbollit të kombëtares palestineze, Mohammed Shaalan, teksa ai përpiqej të arrinte te ndihma humanitare për të ushqyer fëmijët e tij.
Izraeli vret në Gaza ish-basketbollistin e kombëtares palestineze, Mohammed Shaalan
Izraeli vret në Gaza ish-basketbollistin e kombëtares palestineze, Mohammed Shaalan / AA
20 Gusht 2025

Ushtria izraelite shënjestroi dhe vrau ish-lojtarin e basketbollit të kombëtares palestineze, Mohammed Shaalan, teksa ai përpiqej të arrinte tek ndihmat humanitare për të ushqyer fëmijët e tij.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, në lajmin e saj që e bazon mbi burime lokale tha se: "Forcat pushtuese hapën zjarr ndaj 40-vjeçarit Shaalan, i cili po përpiqej të arrinte tek ndihmat humanitare në Khan Younis për të ushqyer fëmijët e tij. Shaalan ra dëshmor si pasojë e të shtënave me armë zjarri".

Gjithashtu thuhet se Shaalan ishte detyruar të kërkonte ushqim dhe ilaçe për vajzën e tij, Meryem, e cila vuante nga keqfunksionim i veshkave dhe sëmundja “sepsis” dhe se ai shpesh bënte thirrje për ndihmë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us