Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë evidentuar 23 vatra zjarri, 16 vatra janë shuar dhe 4 vatra janë ende aktive dhe disa të tjera nëmonitorim në disa bashki të vendit.
Ndërkohë vazhdojnë operacionet për shuarjen e tyre, duke u angazhuar forca zjarrfikëse dhe forca nga institucione të tjera.
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar nërrjetet sociale se vatrat aktive janë në bashkitë Bulqizë, Fushë Arrëz dhe Kolonjë.
Sipas ministrisë, janë izoluar dhe shuar zjarret në Gramsh, Vlorë, Skrapar, Përmet, Durrës, Krujë, Memaliaj, Shkodër, Patos, Delvinë dhe Elbasan.
"Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, nëbashkëpunim me Forcat e Armatosura, shërbimet zjarrfikëse, strukturat vendore dhe banorët e zonavetë prekura, po vijon punën për neutralizimin e plotëtë vatrave të mbetura dhe për mbrojtjen e komuniteteve", thuhet në njoftim.
Në javët e fundit Shqipëria u përfshi nga zjarre masive që shkaktuan edhe viktima dhe të lënduar, si dhe dëme materiale në banesa.
Në operacionet për shuarjen e tyre u angazhuan Forcat e Armatosura të Shqipërisë, automjetezjarrfikëse, forca bashkiake, vullnetarë dhe forca të tjera operacionale. Në ndihmë për shuarjen e zjarreve në Shqipëri u angazhuan edhe avionë nga disa shtete, në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë, sa i përket rrezikut për zjarre, pritet nivel rrezik "i moderuar" në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Berat, Vlorë, Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera pritet nivel rrezik "i ulët".
Sipas institutit, nё disa qarqe pritet rrezik "i lartë" vetёm nё zona tё lokalizuara.