LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Mbretëria e Bashkuar dënon “katastrofën e shkaktuar nga njeriu”, konfirmon urinë në Gaza
“Refuzimi i qeverisë izraelite për të lejuar ndihmë të mjaftueshme në Gaza ka çuar në këtë katastrofë të shkaktuar nga njeriut. Ky është një padrejtësi morale”, tha Lammy.
Mbretëria e Bashkuar dënon “katastrofën e shkaktuar nga njeriu”, konfirmon urinë në Gaza
Mbretëria e Bashkuar dënon “katastrofën e shkaktuar nga njeriu”, konfirmon urinë në Gaza / AP
22 Gusht 2025

Sekretari i jashtëm britanik, David Lammy, ka denoncuar urinë “krejtësisht të tmerrshme” dhe “plotësisht të parandalueshme” në Gaza, duke theksuar se refuzimi nga Izraeli për të lejuar ndihmë të mjaftueshme ka çuar në këtë “katastrofë të shkaktuar nga njeriut”.

Lammy në një deklaratë përsëriti kritikat e tij mbi situatën humanitare në Gaza pasi raporti i Klasifikimit të Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC), i mbështetur nga OKB-ja, shpalli urinë në Guvernatoratin Gaza.

“Refuzimi i qeverisë izraelite për të lejuar ndihmë të mjaftueshme në Gaza ka çuar në këtë katastrofë të shkaktuar nga njeriut. Ky është një padrejtësi morale. Qeveria e Izraelit mund dhe duhet të veprojë menjëherë për ta ndaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës”, tha Lammy.

Ai kërkoi nga Izraeli që menjëherë dhe në mënyrë të qëndrueshme të lejojë ushqimin, furnizimet mjekësore, karburantin dhe të gjitha llojet e ndihmës të arrijnë tek ata që kanë kaq shumë nevojë për to.

Duke kujtuar thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm, sekretari britanik tha se operacioni ushtarak në Qytetin Gaza është epiqendra e urisë.

“Mbretëria e Bashkuar përsërit dënimin e saj për këtë veprim ushtarak, i cili vetëm sa do ta përkeqësojë situatën humanitare tashmë katastrofike dhe do të rrezikojë jetën e pengjeve të mbajtura nga Hamasi”, tha Lammy.

Ai i bëri thirrje Izraelit të ndryshojë kursin deh të ndalojë planet për të pushtuar Qytetin Gaza.


Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us