RAJONI
2 minuta leximi
Shënohet 26 vjetori i themelimit të Doganës së Kosovës, diplomohen 107 oficerë doganorë
Dogana e Kosovës pritet që në vitin 2025, sipas zhvillimeve, të kalojë për herë të parë të hyra mbi 2 miliardë euro brenda vitit fiskal.
Shënohet 26 vjetori i themelimit të Doganës së Kosovës, diplomohen 107 oficerë doganorë
Shënohet 26 vjetori i themelimit të Doganës së Kosovës, diplomohen 107 oficerë doganorë / AA
18 orë më parë

Në Kosovë shënohet 26 vjetori i themelimit të Doganës. 

Me një ceremoni shtetërore, janë diplomuar 107 oficerë të rinj doganorë kosovarë.

Ceremonia u zhvillua në sallën "1 Tetori" në Prishtinë. Të pranishëm ishin edhe krerët e lartë të shtetit si, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ministra të kabinetit qeveritar dhe familjarë të oficerëve doganorë të rinj.

Kurti tha se Dogana ka arritur suksese përpos në siguri edhe në të hyra, duke tejkaluar projeksionet vjetore. "Sot, me diplomimin tuaj, kadetë të rinj, Dogana fiton jo vetëm staf të ri, por edhe energji të re, mendim të freskët dhe motivim për të ecur bashkë përpara", theksoi Kurti, i cili shtoi se procesi i rekrutimit ka ndjekur standardet më të larta ndërkombëtare.

Ai u tha oficerëve të rinj doganorë se është detyrë dhe privilegj i tyre të shërbejnë me ndershmëri dhe përkushtim.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu tha se Dogana u themeluar 26 vjet më herët në rrethana shumë sfiduese por edhe shpresëdhënëse. Ai theksoi se në periudhën e pasluftës shfaqja e krimit të organizuar dhe mungesa e sundimit të ligjit, kanë qenë sfida reale, por, në bashkëpunim edhe me organizmat ndërkombëtarë në vend

"Ndërkaq pjesa e Mitrovicës së Veriut ka vijuar të mbetet sfiduese deri në vitet e fundit. Me veprimet edhe në Mitrovicë të Veriut, ne kemi arritur të rikthejmë profesionalizmin e pacenueshëm dhe të plotë të shtetit në gjithë territorin. Megjithatë, kjo nuk erdhi me çmim të lirë. Kemi pasur rastin kur zyrtari doganor i EULEX-it u vra nga krimi organizuar dhe grupet terroriste dhe kjo ndodhi me qëllim që të frikësohen strukturat e sundimit të ligjit", theksoi Llugaliu.

Sipas tij, që nga fillimi i funksionimit të saj, Dogana e Kosovës ka mbledhur rreth 22 miliardë euro, ndërsa në vitin 2025 sipas zhvillimeve, pritet të kalojnë për herë të parë të hyra mbi 2 miliardë euro brenda vitit fiskal.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us